Grevë nga aeroportet italiane – AAC paralajmëron qytetarët që do të udhëtojnë drejt shtetit fqinj
Autoriteti i Aviacionit Civil, bazuar në njoftimin e Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian (ENAC), publikuar në faqen zyrtare të internetit, njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, për një grevë të lajmëruar të kontrollorëve të trafikut ajror në datë 29/01/2021, nga ora 13:00 – 17:00.
Për sa më sipër udhëzohen shoqëritë ajrore dhe pasagjerët e interesuar duhet të komunikojnë dhe të informohen për statusin e fluturimit të tyre njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.