HEC Skavica/ Miratohet kontrata e fazës së parë
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës”, të negociuar e të nënshkruar ndërmjet autoritetit kontraktues “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare”, sh.a., dhe shoqërisë Bechtel Limited, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Shpenzimet për mbulimin e kësaj kontrate përballohen nga fondet e “Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare”, sh.a.
Vlera e investimit parashikohet të arrijë në 550 mln dollarë. Sipas ligjit kontrata do të ndahet në dy faza. Kontrata e fazës së parë, do të përfshijë aktivitetet paraprake të punës që do t’i mundësojnë kompanisë ‘Bechtel’ të paraqesë një propozim tek Autoriteti Kontraktues për projektimin dhe ndërtimin e këtij hidrocentrali, si dhe të ndihmojë ministrinë dhe qeverinë shqiptare në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin. Ndërkohë që, kontrata e fazës së dytë që konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrorocentralit të Skavicës.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.