HEC Vau i Dejës – KESH, 13 milionë euro për rehabilitimin e 5 agregateve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare pritet që të kontraktojë së shpejti një kompani që do të ofrojë rehabilitimin dhe rinovimin teknologjik të kushinetave mbështetëse të pesë agregateve në hidrocentralin e Vaut të Dejës.
Sipas një procedure ndërkombëtare tenderimi foni limit i përcaktuar është pak më shumë se 13 milionë euro pa TVSH. Në specifikime thuhet se të paktën 2.9 milionë euro janë për vitin 2017 ndërsa pjesa prej 10.4 milionë euro të gjitha nga të ardhurat e KESH do të shkojnë për shërbimin në tre vitet e ardhshme.
Operatorët e interesuar duhet që të depozitojnë pranë KESH ofertat deri më datë 1 qershor për të kaluar vlerësimin dhe më pas të përzgjidhet edhe fituesi.
KESH pati të paktën gjatë vitit 2016 një ecuri të mirë të të ardhurave e lidhur kjo me eksportin. Kjo u konfirmua edhe nga Instituti i Statistikave.
Por duket se shitja e tepricave ka vijuar edhe gjatë këtij viti ku vetëm për periudhën 10-30 prill Korporata ka përfituar mbi 1 milionë euro nga shitja e 5040 megavateve.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.