Himarë/Kasaforta që nuk u hap kurrë- Policia arreston autorin
Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale G.V, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ka tentuar të vjedhë kasafortën e një banese në Himarë.
Të tre shtetasit, edhe pse kanë tentuar ‘të zbërthejnë’ kasafortën e shtetasit me iniciale F.Q, nuk kanë arritur të marrin asgjë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë grabitje të mbetur në tentativë.
Materialet iu dorëzuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.