Humbjet e energjisë në rrjet/BB: S’u arrit objektivi 21%. OSHEE, Sevrani: Të rishikohen planet afatgjatë
Niveli i humbjeve të energjisë elektrike në rrjet u regjistrua në 26.41% për vitin 2017, duke shënuar përmirësim në krahasim me një vit më parë.
Të dhënat bëhen me dije nga drejtori i Divizionit të Shitjes dhe Tregtimit në OSHEE, Elton Sevrani, i cili i ishte i ftuar në studion e TV SCAN për të folur mbi situatën financiare të kompanisë, për vitin që sapo lamë pas.
Pavarësisht se niveli i humbjeve ka pësuar ulje, ai është larg objektivit prej 21% të vendosur nga Banka Botërore, e cila së fundi ka kritikuar qeverinë për ngadalësimin e reformës në sektorin energjetik.
Sevrani pranon mos arritjen e objektivave, por sipas tij është i domosdoshëm rishikimi i planeve afatgjatë, pasi sektori ka pësuar ndryshime në krahasim me vitin 2013.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.