Hyn në fuqi vendimi i qeverisë – Ja sa do të jetë numri i përgjithshëm i punonjësve të Policisë së Shtetit

Qeveria ka miratuar së fundmi numrin e përgjithshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Konkretisht, sipas vendimit të fundit, numri i përgjithshëm i personelit të Policisë së Shtetit në organikë është 10 958 (dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) punonjës.
Numri i ri i punonjësve të Policisë së Shtetit u miratua nga Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 19, të ligjit nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.
Ky vendim i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ngarkon Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e tij.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.