IKMT prish 4 pallate në Thumanë: S’kemi shifër të saktë të objekteve që do shemben, por numri është i konsiderueshëm
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate 5 katësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër.
“Po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit si të pabanueshëm, atëhere IKMT prish objektin. Një tjetër grup ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me rradhë sipas të dhënave paraprake. Deri tani nuk mund të flitet për një shifer të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm” njofton IKMT.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.