Impianti i mbeturinave në Sharrë, Rama: Plotëson standardet. Më shumë avantazhe se landfillet
Një projekt që plotëson standardet europiane të sigurisë dhe mjedisit, kështu e ka vlerësuar kryeministri Edi Rama ndërtimin e impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane në Sharrë.
Gjatë inspektimit të punimeve për zbatimin e këtij projekti, Kryeministri deklaroi se ky investim zgjidh problemin që shkaktohet nga ndotja që shkaktojnë grumbullimi dhe djegia tradicionale e mbetjeve.
Sipas kryeministrit ndryshe nga landfillet tradicionale kjo metode do të prodhojë energji të rinovueshme, që do të hidhet në rrjetin elektrik të vendit.
Ndërkohë, projekti parasheh që e gjithë zona të kthehet në një zonë të pyllëzuar, duke u kthyer në një park natyror, i hapur për të gjithë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.