Indeksi i të drejtave të fëmijëve – Shqipëria e 74-ta në botë, për “faj” të arsimit
Shqipëria renditet në vendin e 74-ër në Botë, ndër 165 shtete në indeksin e të drejtave të njeriut 2017 të publikuar nga organizata që mban të njëjtin emër.
Vendi ynë është i fundit në rajon, por për çudi më mirë në renditje se vende si Italia apo madje edhe Mbretëria e Bashkuar që renditet në vendin e 156-të në botë.
Indeksi i përgjithshëm përpilohet mbi bazën e katër nën-indikatorëve; jetesa, mbrojtja, të drejtat, edukimi dhe shëndeti.
Vendi ynë performancën më të dobët e regjistron në nën-indikatorin që i referohet arsimimit, duke grumbulluar vetëm 0.587 pikë.
Performancën më të mirë nga ana tjetër e regjistron në nën-indikatorin që i referohet mbrojtjes së fëmijëve.
Po të mos ishte për arsimin, që ka një diferencë mjaft të theksuar jo vetëm me vendet e tjera por edhe me nën-indikatorët e tjerë për vendin tonë, Shqipëria do të ishte ndër vendet e para të kësaj liste me 165 shtete.
Në rang global, në vend të parë renditet Portugalia, ndërkohë që në vend të fundit renditet Republika e Afrikës Qendrore.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.