“Infrastruktura vendore dhe rajonale”- Zbardhet vendimi për financimin e projekteve të reja
Është botuar në “Fletoren Zyrtare” vendimi që përcakton ndarjen e fondeve buxhetore, miratuar në buxhetin e vitit 2017 për Ministrinë e Zhvillimit Urban, në programin “Infrastruktura vendore dhe rajonale”.
Vendimi përcakton se rishpërndahen fondet në disa institucione qendrore për financimin e projekteve të reja, të miratuara me vendimin nr. 19, datë 12.4.2017, të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve: “Për shpërndarjen e financimit për fond për përgatitje projektesh (projektim), thirrja I për vitin 2017, të grantit ‘Infrastruktura vendore dhe rajonale’, Programi i Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale”.
Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Financave, Agjencia për Zhvillimin Rajonal 1, 2 dhe 3 për zbatimin e këtij vendimi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.