Instat- Sa shtetas të huaj “vizituan” Shqipërinë në shkurt?
Hyrja e shtetasve të huaj në vend në muajin shkurt është rritur me 13.6%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2019.
Sipas raportit më të fundit të Instituti të Statistikave, në shkurt 2020, Shqipëria ka pasur 228.941 hyrje të shtetasve të huaj në vend, krahasuar me 201.597 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Sipas Instat, Polonia ka ndjerë rritjen më të madhe të hyrjeve në muajin e dytë të këtij viti, me 42% më shumë, krahasuar me shkurt 2019. Në total, Shqipëria ka pasur 531 hyrje të shtetasve polakë në vend në shkurt 2020, ndërsa në shkurt 2019, ky numër ishte 374.
Referuar Instat, në muajin shkurt, hyrja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në vend është shënuar 616.496, 16.2% më shumë se në shkurt 2019.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.