“Institucionet e parave” bëjnë bilancin në Kuvend
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave do të shqyrtojë ditën e hënë (6 maj 2019) raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2018.
Përpara Komisionit të Ekonomisë do të paraqitet edhe Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2018.
Nga ana tjetër, në rendin e ditës së Komisionit të Shqyrtimit të çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, do të shqyrtohet raporti vjetor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2018.
Paraqitja e raporteve vjetore në Kuvend është një praktikë e përvitshme e institucioneve.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.