Intervista/ Kreu i “Biznes Albania”, Bregasi: Vendet e Ballkanit Perëndimor të heqin barrierat doganore e tarifore e të unifikojnë certifikatat
Kreu i “Biznes Albania” Luan Bregasi evidenton nevojën e eleminimit të barrierave doganore dhe taksave e tarifave të dyfishta mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në intervistë për gazetaren e SCAN Ola Mitre gjatë punimeve të “Tirana Economic Forum”, Bregasi kërkoi që qeveritë e vendeve të rajonit të konkretizojnë angazhimet për krijimin e sa më shumë lirie tregu e barazie në trajtimin doganor.
Si e cilësoni këtë forum i cili është pothuajse unik në llojin e vet?
Është një nga përpjekjet më serioze të bërë nga ana e medias SCAN dhe organizimi i një konference me dimensione të tilla dhe me një gërshëtim të politikës dhe biznesit dhe me një tematikë shumë interesante siç është konvergimi i politikave ekonomike e fiskale dhe më gjerë i rajonit të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të përpjekjeve që po bëjnë të gjithë vendet e rajonit në Bashkimin Europian. Seancën e parë do ta konsideroja një forum me përpjekje të jashtëzakonshme për të ndarë vizionet që kanë politika dhe bzinesi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Është një ndihmesë shumë e madhe për sipërmarrjen dhe rekomandimet e saj do të jenë një program pune e bashkëpunimi për të gjithë qeveritë e vendeve të Balllkanit Perëndimkor.
Disa nga politikat që duhet të ndërmerren në këtë kuadër?
Mendoj se më e rëndësishmë është që politikat e vendeve të rajonit duhet të unifikohen në kuptim pavarsësisht veçorive që kanë ekonomitë e këtyre vendeve, që kanë si me thënë një të kaluar pak a shumë të ngjashme, kanë qenë vende pa demokraci dhe pa ekonomi të zhvilluar, por ajo që do të thoja se pari që politika të vlerësëjë në maksimum dëshirën që kanë ekonomia dhe popujt e këtyre vendeve për t’u integruar në BE, do të thotë për politikat e qendrushme rajonale që duhet të konvergojnë në politkat e përbashkëta të vendeve të BE-së. Politika duhet ta vlerësojë seriozisht këtë mision shumë të madh për të udhëhequr ekonomitë e këtyre vendeve për t’u integruar me seriozitetin dhe rregullat e lojës që kanë vendet e BE-së. Biznesi vetë duhet t’i promovojë mjaft iniciativa që kanë dhënë edhe rezultate të pjesshme në disa vende si Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbia etj. Ka ardhur koha që përveç disa faktorëve që kanë të njëllojtë për vendet e BE-së do të më pëlqente të riktheksoja atë që tha zoti Ahmetaj, që megjithëse nga pikëpamja makroekonomike dhe fiskale, vendet e Balkanit Perëndimor janë pak a shumë njëlloj, me diferenca të vogla, ajo që bën diferencën është kualifikimi i krahut të punës që është një nga faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të një vendi. Unë mendoj se Shqipëria ka shumë rezerva në këtë sektor. Duhet të shndërrohemi në vend të industrializuar dhe kjo bëhet duke kualifikuar forcën punëtore.
Në fakt një nga problemet e theksuara vazhdimisht është mungesa e krahu pune cilësor dhe të kualifkuar ndonëse mund të kemi vende pune po nuk kemi profesionistë për to. Më konkretisht cilat janë disa nga politikat që ju sugjeroni në këtë drejtim për përmirësimin e situatës ?
Një nga drejtimet kryesore është përputhja e kurrikulave të shkollave me nevojat që ka biznesi dhe tregu i punës. Në këto 4 vitet e fundit, qeveria shqiptare dhe ministrat që i janë dedikuar arsimit profesional kanë bërë punë të lavdërueshme. Nëse para 4 vitesh kishim 4500 nxënës që vazhdonin shkollat sot kemi mbi 34 mijë. Është shumëfishuar numri i nxënësve në shkollat profesionale e tregon që është rritur besimi dhe një orientim drejt nevojave që ka tregu. Tani ndihet si kontardiktë që nëse kurrikulat trashëgojnë të vjetrat nuk ka përputhje me tregun e biznesi dhe ne punojmë kot. Ne mund të nxjerrim me mijëra parukierë por kemi nevojë për teknikë lavartriçesh, ashensorësh, televizorësh, për teknologë të industrisë ushqimore për disa zanate që shkollat profesionale nuk i kanë trashëguar nga e kaluara.
Praktikisht duhen parë degët që ofrojnë shkollat profesionale. Dhe nga problemet kryesore është cilësia që ato ofrojnë dhe mungesa e praktikë…
Ideja është që të futemi në këtë orientim. Kjo do të kërkojë një angazhim dhe më të madh të biznesit. Ndërmarrjet tona i kemi shndërruar në laboratorë. Dua të them se të gjitha shkollat dhe krerët e bordeve kanë sipërmarrës më të spikatur, çka ka krijuar mundësinë për të lidhur shkollën me praktikën mësimor. Një avantazh dhe ndihmë që ofrohet edhe për biznesin është Dhoma e Zejtarëve që është krijuar dhe ka 2-3 javët e pare të jetës dhe aktivitetit profesional.
Duke qenë se jemi të shkollat profesionale, u duk se 4 vjeçari që lamë pas pati një promovim të madh të shkollimit. Duket sikur tani ka një frenim, në këndvështrimin tuaj, a është kështu?
Unë me keqardhje them që është pak i vërtetë konstatimi juaj sepse tashmë nuk ka një ministri të dedikuar, ministrinë e Punës. Pavarësisht se janë bërë disa përpjekje nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave që mbulon edhe ministrinë e Punës por për mendimin tim ajo kohë ka qenë me e mirë se kjo që jemi tani. Ndoshta kërkohet një angazhim më i madh i linjave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dedikuar shkollave të arsimit profesional . Jemi në kontakt dhe këtë vit do të ketë një platformë më të studiuar që pavarësisht mungesës së kësaj gjëje, besoj se do të kemi të gjitha mundësitë për ta orientuar shkolën profesionale drejt tregut e nevojave që ka biznesi.
Cilat janë disa nga politikat e tjera që duhen ndjekur që vendet e Ballkanit Perëndimot të kenë një bashkëpunim sa më të frytshëm?
Mendoj se së pari është heqja e barrierave doganore dhe e taksave të dyfishta. E tha edhe zoti Ahmetaj në këtë takim, që mjaft certifikata që përdoren në vendet e rajonit nuk nuk duhet të dublikohen në vendet e tjera. Nëse një dokument merret në një doganë të një vendi të Ballanit Perëndimor, duhet të konsiderohet e vlefshme edhe për vendet e tjera të Ballkanit.
E dyta, duhet të unifikohen disa tarifa të akcizave që kanë vendet e rajonit. Ne i kemi hapur tregjet. Rasti i Kosovës ndaj akcizave që aplikon Shqipëria dhe krijohet konkurrencë e pandershme për produkte të ngjashme që prodhohen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveritë e këtyre vendeve duhet të ulen të krijojnë më shumë liri tregut, më shumë konkurrencë, barazi në trajtimin doganor dhe tarifa. Por dhe ato gjëra që ne i vendosim dhe nënshkruhen në dokumente e politika duhet t’i bëjmë realitet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.