“Introvert apo ekstrovert”? – Pëlqimet tuaja në Facebook mund t’i tregojnë reklamuesve tipin tuaj

Ka shumë mënyra për të monitoruar aktivitetin tuaj në internet dhe rrjete sociale, por mund të befasoheni sa pak duhet të bëni për një sërë entitetesh të dini kaq shumë informacion rreth jush, disa thellësisht personale të cilat nuk i di askush.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Kolumbias targetuan mbi 3.5 milionë përdorues në Facebook për të parë se si do të reagonin ndaj reklamave të përshtatura në bazë të profileve të tyre, informacion I cili u grumbullua nga ato që pëlqenin apo ndiqnin.
“Përputhja e përmbajtjes së mesazheve bindëse ndaj karakteristikave psikologjike të individëve rezultoi në 40 për qind më shumë klikime dhe deri në 50 për qind më shumë blerje në krahasim me mesazhet dhe reklamat e papersonalizuara”, shpjegon autorja kryesore Sandra Matz në një përmbledhje të gjetjeve të studimit të saj.
Për shembull në rastin e një marke bukurie, extrovertët iu përgjigjën më mirë reklamave që portretizonin interesa të tërthorta, të tilla si një grup femrash që janë duke kërcyer në një parti me një etiketë “Vallëzoni sikur askush të mos ju shikojë”.
Ndërkohë introvertët kishin më shumë gjasa të klikonin reklamat që paraqisnin imazhe introverte, të tilla si imazhi i një gruaje duke shijuar kohë me veten me një etiketë “Bukuria nuk duhet të bërtasë për t’u vënë re”.
Nga njëra anë, të dhënat tregojnë se si bizneset mund të jenë më efektive në arritjen e një auditori bazuar në mënyrën se si reklamimi është përshtatur për t’iu apeluar atyre.
Nga ana tjetër tregon se si përdoruesit e rrjeteve sociale çdo vendim që ata marrin është në varësi të eksperiencave të tyre.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.