Investimet e huaja në mjedis – 14 projekte në 4 vite me vlerë 48 milionë euro
Mjedisi është një ndër sektorët ku projektet nga investitorë të huaj nuk kanë munguar edhe gjatë viteve të fundit. Rreth 48 milionë euro janë financimet nga investitorët e huaj për mjedisin në vendin tonë, në 4 vite.
Vetëm në sektorin mjedisor kanë nisur 14 projekte, të cilat janë ende të papërfunduara dhe kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale për përmirësimin e shërbimeve mjedisore, ruajtjen e natyrës si edhe menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonominë ricikluese.
Viti ku investitorët e huaj kryesisht nga Bashkimi Evropian, të cilët kanë iniciuar më shumë projekte në sektorin e mjedisit, është 2015-a ku numërohen 5 të tilla, ndërkohë që një ndër projektet me vlerën më të lartë është ai i “IPA 2013”, i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e Natyrës -NATURA 2000”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, me kosto totale 4.4 milionë euro.
Ky projekt ka nisur në vitin 2015 dhe pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.