Investimet e huaja, rekord gjatë 2021-shit/ 1 miliardë euro IHD në një vit, stoku arrin në 9.5 miliardë. Holanda konfirmohet e para, “tkurret” më tej Zvicra!

Investimet e huaja direkte gjatë vitit të kaluar në vendin tonë prekën shifrën e 1.03 mld eurove, duke regjistruar jo vetëm një vlerë mjaft të përafërt me vitin para pandemisë, atë 2019, por edhe duke regjistruar vlerën e dytë më të lartë në terma vjetorë. Kështu, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin 2021, flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë ishin rreth 1.03 mld euro, ndërkohë që në vitin 2019 ato fiksoheshin pranë 1.07 mld eurove. Ndërkohë, me 302 milionë euro në formën e investimeve të huaja direkte, tremujori i fundit i vitit të kaluar regjistron një rekord maksimal historik. Asnjëherë më parë, shifra nuk e ka kaluar pragun e 300 milionë eurove…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.