Investimet në shëndetësi – Manastirliu: 32 autoambulanca të reja i shtohen flotës së Urgjencës Mjekësore

Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës, i cili do të ofrojë tashmë një standard të ri shërbimi për më shumë se 200 mijë qytetarë shkodranë. E pranishme në përurimin e urgjencës, Manastirliu tha se janë instaluar pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa shtoi se po kryhen investime për përmirësimin e shërbimit për pacientët në të gjithë vendin.
“22 pajisje moderne duke filluar nga defribilatorët, laparoskopi për ndërhyrjet me metoda të avancuara, inkubatorët për të porsalindurit etj, me vlerë mbi 300 mijë euro sapo janë investuar në spitalin e Shkodrës. Po investojmë për shërbime me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve”, tha Manastirliu.
Ndërkohë, ministrja deklaroi se flotës së autoambulancave të Urgjencës Kombëtare në vend do t’i shtohen edhe 32 autoambulanca të reja.
Ndërsa është pyetur mbi largimin e mjekëve, ministrja ka deklaruar se me buxhetin e vitit 2019, qeveria do të rrisë pagat me 7% për 18 416 mjekë dhe infermierë të shërbimit publik.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.