Italia mbledh “skifterët” në Shqipëri! Arrestohet me qëllim ekstradimi 44 vjeçari në Kurbin
Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombëtar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian” njofton Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.