Ja çfarë ndodh nëse nuk e fikni celularin tuaj gjatë një fluturimi

Përdorimi i celularit gjatë një fluturimi është një çështje mjaft e debatuar. Përpara çdo fluturimi stjuardesat lajmërojnë disa herë kalimin e telefonit tuaj në gjendjen airplane mode apo fikjen e aparatit tuaj celular.
Por çfarë ndodh nëse nuk i ndiqni udhëzimet dhe telefoni juaj vazhdon të qëndrojë i hapur gjatë fluturimit?
Për fat të keq përgjigja nuk është dhe aq e qartë. Arsyeja pse sapo hipni në avion ju kërkohet të fikni telefonin tuaj apo ta kaloni në airplane mode është për faktin se kur jeni më shumë se 10,00 këmbë në ajër sinjali i telefoni tuaj celular kërcen jashtë kullave dhe dërgon një sinjal edhe më të fortë.
Kjo mund të pengojë rrjetet në terren, dhe kjo është dhe arsyeja por nuk ka ndodhur kurrë që një telefon celular vetëm se është i pafikur të shkaktojë rrëzimin e një avioni.
“Nuk ka të bëjë me faktin që telefoni juaj celular mund të rrëzojë avionin. Çështja është se valët ndërhyjnë në aeroplan duke i shkaktuar më shumë punë pilotëve gjatë fazave kritike të fluturimit, psh në fazën e ngritjes apo uljes së avionit, pasi këto janë dy fazat më të rëndësishme që kërkojnë përqendrim të lartë nga pilotët”, shprehet ish inxhinieri i Boeing Kenny Kirchoff.
Por, me avancimin e teknologjisë modern këto rreziqe po bëhen gjithnjë e më të vjetra .
Në fakt, në vitin 2014, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit tha se pajisjet elektronike nuk paraqesin rrezik sigurie, megjithatë kjo ngelej në dorën e linjës ajrore për të thënë nëse sistemet e tyre preken apo jo nga sinjalet e telefonëve celularë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.