Java nis pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundi ndërsa Dollari humbet ndjeshëm pikë!

Dollari amerikan e ka nisur negativisht këtë javë pasi në raport me javën e shkuar ka regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 113 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka shënuar rritje në raport me monedhën vendase pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 141 lekë dhe shitet me 142.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës pasi në raport me javën e kaluar është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 120.6 lekë dhe është shitur me 121.3 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane është shfaqur pozitive këtë fillim jave pasi blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.7 lekë krahasuar me javën që lamë pas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.