Jeff Bezos fiton $11 mln në orë, një punonjës i Amazon merr 12 dollarë
Themeluesi dhe CEO i Amazon, një prej tregjeve më të mëdha në botë është një njeri shumë i pasur. Por sa të thellë janë xhepat e Jeff Bezos në krahasim me mesataren e punonjësve të Amazon?
Në javën e parë të shtatorit, gjiganti i tregtisë elektronike, Amazon u bë kompania e dytë botërore e trilionës pas Apple, duke shtuar 434 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut, shkruan RT. Është e qartë se askush nuk përfitonte më shumë se themeluesi i saj. Jeff Bezos shtoi 67 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në 2018, duke e çuar pasurinë e tij në 167 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.
Llogaritjet e thjeshta tregojnë se Bezos, i cili prodhoi 67 miliard dollar në 250 ditë të këtij viti, fiton 268,000,000 dollarë në ditë, ose 11,166,666 dollarë në orë. Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare në Amazon të punëtorëve të magazinës prej vetëm 15 dollarë për një orë, sipas Glassdoor.com.
Pagat vjetore në Amazon variojnë nga 58,703 dollar në 146,455 dollar. Punonjësit me titullin e punës “Chief Creative Officer” fiton më shumë, duke marrë 360,462 dollar në vit, sipas PayScale – një ofrues informacioni mbi pagën. Punonjësit e kompanisë me titullin “Picker”(mbledhës) thuhet se fitojnë më së paku me një pagë mesatare vjetore prej 25,944 dollar, ose 12 dollar në orë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.