‘Kartat e Studentit’ shpërndahen në Maj – Ja kategoritë nga të cilat përfitohet ulje
Brenda muajit Maj do të bëhet pajisja me Kartë Studenti në të gjitha universitet dhe karta do të përfitohet falas.
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pavarësisht se Karta e Studentit nuk është një mjet që e mundëson Bashkia apo Ministria por Universiteti, derisa ai nuk mund ta bëjë këtë gjë, atëherë kompetencat përkatëse duhet ti marrin këto të fundit.
“Brenda muajit maj do të bëhet pajisja me karta studenti I të gjitha Universiteteve” –tha Veliaj. Gjithashtu nëse nuk merren kartat brenda ditëve përkatëse apo për çdo lloj problemi rreth tyre, studentët mund të shkojnë ti drejtohen një zyre përkatëse që do të hapet pranë Bashkisë së Tiranës.
Veliaj tregoi 2 prototipe të kartës së studentit, një për Universitetin Bujqësor dhe një për Universitetin e Tiranës. Mbrapa kartave përkatëse ndodhet logo e bashkisë dhe ministrisë si dy institucionet që emetojnë kartën kurse përpara ndodhet emri i studentit përkatës edhe numri rendor I cili është I përkthyer në një bar kod unik. Ulja sipas kategorive përkatëse bëhet duke skanuar bar kodin. Gjithashtu, bar kodi mund të instalohet edhe në smartphone për të reduktuar mbajtjen e kartës gjithmonë me vete.
“Sot bëjmë këtë prezantim, nesër kalon vendimi I Këshillit Ministrave që e autorizon Ministrinë të hyjë në këtë marrëdhënie me Bashkinë, menjëherë pasi del vendimi I Këshillit Ministrave, Ministrja Arsimit nxjerr një udhëzim për të gjitha bashkitë, ne jemi përgjigjur pozitivisht që në fillim, jam I bindur që do të përgjigjen pozitivisht edhe bashkitë e tjera, por le të jetë Tirana ajo që ngre standardin dhe krijon një etalon.” –tha Veliaj.
Sapo të kalojë udhëzimi, Bashkia e Tiranës do të bëjë shpërndarjen e kartave duke ngritur kioska në të gjitha fakultetet duke treguar datat përkatëse për çdo fakultet.
Karta e studentit do të ofrojë: Ulje në transportin publik 62.5% , Muzeu historik kombëtar 70%, muzeu arkeologjik me ulje 67%, shkencave të natyrës 75%, shtëpia me gjethe 70%, shtëpia muze e Ismail Kadaresë që do të hapet së shpejti70%, Bunkart 1&2 40%, muzeu tek kulla sahatit 100%, muzeu I forcave të armatosura është falas, muzeu I bankës së Shqipërisë falas, muzeu Mezura 50% Galeritë 50% ose falas, Qendrat kulturore 67%, kinema Millenium 20% etj.
Veliaj tha se po punohet për një marrëveshje edhe me ndërmarrjet private për ulje nga 20-30% për produktet si shërbime dentare, optike, shërbimet e udhëtimit, kancelaritë, produktet high-tec, barte dhe restorantet, kompanitë e internetit etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.