Këmbimi Valutor / Forcohet Leku. Regjistrohen rënie për Euron, Dollarin Amerikan dhe Paundin Britanik

Dita e sotme ka nisur me një forcim të Lekut ndaj monedhave të tjera kryesore në tregun valutor të këmbimit. Shënon rënie monedha eurozonës duke kapur vlerën e 123 lekëve.
Për sa i përket Paundit Britanik dhe Dollarit Amerikan, referuar të dhënave të Credins Bank, kemi një rënie më përkatësisht 0.4 pikë në vlerën e 109.5 lekë dhe 0.3 pikë në vlerën e 142.4 lekë.
Qëndrueshmëri kanë shfaqur monedhat e tjera si franga zvicerane e cila vazhdon të këmbehet sot me 107.7 lekë.
Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian, vazhdojnë të njëjtat vlerat sikurse ditën e djeshme konkretisht duke kapur kuotën e 81.3 lekë (CAD) dhe 76.5 lekë (AUD).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.