Kërkesat për turistë – Klosi: Trefish apo katërfish më të larta se kapacitetet që ofrojmë
Kërkesat për turistë në Shqipëri janë trefish apo katërfish më të larta se kapacitetet që ofron vendi ynë. Kështu është shprehur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit , Blendi Klosi në Panaririn Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.
Stendën e Shqipërisë e kanë vizituar disa nga turoperatorët më të mëdhenj në botë, si : Tui Group, Tomas Chook, Apollo Group, të cilët kanë shprehur kërkesën për shtimin e kapacitetit hotelier në vendin tonë. Sekretari i Përgjithshëm Parlamentar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, Hans-Joachim Fuchtel ka vizituar gjithashtu stendën shqiptare, ku ministri Klosi e njohu atë edhe me nismat më të rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e turizmit.
Gjatë takimit ata diskutuan për shtimin e ndihmave gjermane nëpërmjet kooperacionit gjerman dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë.
Klosi vuri theksin edhe te paketa fiskale, e cila parashikon lehtësira për hotelet me 4 dhe 5 yje, dhe për agroturizmin, sipas të cilit janë edhe e ardhmja e turizmit shqiptar. Po ashtu, shtoi më tej se mbrojtja e mjedisit është edhe një faktor i rëndësishëm për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion europian.
“Është e padiskutueshme që të për qenë një destinacion turistik europian Shqipëria duhet zhvillojë dhe të mbrojë mjedisin dhe duhet të kuptojë që nëpërmjet natyrës shtohen shumë më tepër shanset për një turizëm të qëndrueshëm.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.