KESH informon për prurjet në kaskadën e Drinit si dhe për energjinë që po prodhohet në të 3 HEC-et
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se prurjet natyrore në kaskadë janë 310 m3/s duke regjistruar një rënie të prurjeve ndërsa nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
- Hec Fierzë 296.24 mmnd,
- Hec Koman 172.27 mmnd,
- Hec Vau i Dejës 73.81 mmnd
Sipas njoftimit prodhimi në të tre Hec-et është :
- Hec Fierzë, 8,590 MWh (ditor)
- Hec Koman, 8,830 MWh (ditor)
- Hec Vau Dejës, 4,320 MWh (ditor)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.