Kina dhe mediat sociale – Ja cilat rrjete sociale përdoren më shumë
Kina ka ndërprerë WhatsApp ashtu si dhe një sërë platformash të tjera të rrjeteve sociale të cilat njerëzit i përdorin në Perëndim.
Ndërkohë këto platforma janë zëvendësuar nga platforma të tjera të cilat qeveria mund t’i monitorojë.
Pra cilat janë këto platforma që kinezët mund të përdorin?
Wechat filloi si një kopje e drejtpërdrejtë e WhatsApp, por tani përdoret për shumë më tepër se sa thjesht mesazhe dhe thirrje.
Ju mund ta përdorni për të paguar gjërat tuaja online, për të bërë pazarin tuaj apo të luajtur videolojëra.
U krijua nga kompania kineze Tencent dhe ka gjithashtu një opsion ku mund të regjistroni një mesazh i cili më pas merret nga dikush i rastit, është një lloj si hedhja e një mesazhi në shishe në det.
Tëitter është bllokuar në Kinë pasi është fajësuar pjesërisht për ndihmesën që i ka dhënë organizimit të një proteste në 2009.
Gjithashtu në vend të Google, në Kinë përdoret Baidu i cili ofron pak a shumë shërbime të njëjta me Google, e cila gjithashtu është e ndaluar në Kinë.
Por Baidu ka gjithashtu ka forume të stilit Reddit të quajtura Baidu Tieba dhe një enciklopedi online në stilin Wikipedia.
Ashtu sikuse dhe Google po investon shumë në AI dhe makina autonome. Por autoritetet kineze po e hetojnë Baidu, së bashku me Weibo dhe WeChat, në një përpjekje për t’i sjellë ato nën kontroll edhe më të madh nga sa janë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.