KLSH: Shkelje masive me tenderat në 2020 – Raporti: 33% e procedurave me një ofertues të vetëm, pa konkurrentë dhe garë

Një e treta e tenderave publikë për vitin 2020 janë kryer pa konkurrim, po me një ofertues të vetëm, në shkelje të legjislacionit. Në këtë konkluzion mbërrin Kontrolli I Lartë I Shtetit pas auditimit të procedurave të prokurimit public për vitin e shkuar nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe Komisioni I Prokurimit Publik.
Nga analiza konstatohet, se për vitin 2019 janë zhvilluar 5049 procedura prokurimi, për të cilat ishte venë në dispozicion fondi limit prej 90 miliardë lekësh, rreth 900 milionë dollarë. Nga këto procedura 33 % e tyre ose 1682 janë zhvilluar me një ofertues, ku në numër të konsiderueshëm (1097) janë prokurimet për furnizimin me mallra, duke shfaqur problematika në shkallën e ulët të konkurrencës dhe për pasojë në efektivitetin, eficiencën dhe ekonomicitetin e përdorimit të fondeve publike.
Nga ana tjetër KLSH konstaton një përqendrim të madh të procedurave të prokurimit në institucione dhe ente publike, pasi 10 autoritete kontraktore nga 291 gjithsej, kanë prokuruar 96% të vlerës totale të fondit limit. Kanë prokuruar nga 10-26 % të fondit limit gjithsej: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 26%; Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit 13 %; Albcontrol SHA 11% dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SHA 10%. Konstatohet se në përgjithësi këto prokurime i përkasin fushave të shërbimit shëndetësor, të energjisë elektrike, si dhe menaxhimit të trafikut ajror.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.