Koalicion qeverisës me qytetarët, Rama: Denonconi abuzimet në administratë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën për “Shqipërinë që duam“ në Vaqarr.
Rama ju ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë aktive e qeverisjes në katër vitet e ardhshme nëpërmjet kësaj platforme ku do të mund të denoncojnë rastet e abuzimit që bëhen ndaj qytetarëve nga institucionet shtetërore.
Rama ka premtuar reformë për punësimet në administratë, të cilat nuk do të bëhen më në bazë të përkatësive politike por në bazë të aftësive profesionale.
Në këtë katër vjeçar Shqipëria do të përpiqet që të hapë negociatat për anëtarësim në BE, ndërkohë që reforma në administratë që është një nga pesë kriteret e kërkuara, pas reformës në drejtësi dhe asaj në arsim.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.