Komisioni Europian bën publik axhendën për Konferencën e Donatorëve
Komisioni Europian ka bërë publik programin e plotë të konferencës ndërkombëtare të donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” që synon të kontribuojë në fazën e rindërtimit dhe të rihabilitimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së në një konferencë është shprehur për axhendëb dhe punimet e fundit që po bëhen:
“Kjo konferencë që organizohet nga presidentja Ursula Von der Leyen dhe Komisioni Europian ka për qëllim mbështetjen për fazën e rindërtimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit në Shqipëri.
Në orën 14:15 presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin dhe rehabilitimin e dëmeve të tërmetit në Shqipëri me një vlerë prej 15 milion eurosh.
Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në 14:30”
Dy komisionerë do të jenë krejtësisht të angazhuar në këtë konferencë, përkatësisht, komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Várhelyi dhe komisioneri përgjegjês për ndihmën humanitare, Janez Lenarčič.
“Komisioneri Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të prezantojë përgjigjjen e emergjencës që ka dhënë Bashkimi Europian për tërmetin në Shqipëri, si dhe vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit.
Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp.” – u shpreh Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.
Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve do tê marrin pjesë edhe Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.