Komiteti Teknik: Vaksinim i detyrueshëm për punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare ose PCR negativ çdo 5 ditë! Detajet
Komitetit teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë kanë përditësuar situatën epidemiologjike në vend e cila sipas tyre është shfaqur e qëndrueshme në raport me dy javë më parë dhe nuk janë regjistruar rritje të rasteve me koronavirus përkundrazi kemi pasur një ulje të tyre.
Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Silva Bino ajo që është vënë re është një rritje e infeksioneve tek moshat e reja dhe ato pediatrike nga 0-4 vjec dhe 5-14 vjeç e cila lidhet gjithashtu me disa vatra që kanë rezultuar në disa shkolla të cilat janë menaxhuar siç duhet që të mos kemi ndërprerje të mësimit.
Gjithashtu sipas Bino është regjistruar një rritje e mungesës vaksinale në rang vendi me 48% dhe një rritje të numrit të vaksinimeve në Tiranë në kuotën 52%.
Sipas zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli nga sot çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën e tretë 6 muaj nga doza e dyta.
Sipas Rakacollit deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të vaksinohen pasi më 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi PCR negativ çdo 5 ditë.
“Nuk lejohen të futen në vend individët me histori udhëtimi gjatë 14 ditëve të fundit në Afrikën e Jugut që nga data 3 dhjetor për 3 javë ndërsa shtetasit shqiptar që vijnë në vend do të karantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, konfirmoi ajo.
Sipas Rakacollit masat e tjera vazhdojnë të mbeten të pandryshuara deri në njoftim të dytë!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.