Kompania lë pa energji elektrike një pjesë të Unazës së Re! OSHEE:Gjatë punimeve dëmtoi fiderin e nënstacionit Kashar
Një pjesë e zonës së Unazës së Re në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë fakti se gjatë punimeve, një kompani private ka dëmtuar fiderin 18 të Nënstacionit në Kashar. Njoftimi bëhet i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që bën me dije se ekipet teknike po punojnë për riparimin e linjës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.