Koncesioni i përpunimit të mbetjeve – Fituese “Integrated Energy”, investimi 128.2 mln euro
“Integrated Energy” është kompania fituese e koncesionit të ndërtimit të landfillit, incernatorit dhe rehabilitimit të vendepozitimeve në Tiranë. Kompania holandeze do të investojë 128.2 milionë euro nga fondet e veta për të modernizuar trajtimin e mbetjeve në të gjithë qarkun e Tiranës.
Këto para do të financojnë ndërtimin e tre landfilleve të rinj, përkatësisht një për mbetjet urbane, një tjetër për inertet dhe landfilli i tretë do të jetë për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve të rrezikshme.
Në këmbim, shoqëria holandeze do të paguhet nga bashkia me një tarifë prej 29 euro për çdo ton mbetje që përpunon. Dhënia me koncesion e ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese erdhi si një ofertë e pa kërkuar nga shoqëria “Integrated Energy” në qershor të këtij viti.
Koncesioni është dhënë kësaj kompanie për 30 vjet. Vendimi është shpallur nga Ministria e Mjedisit në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve. Ndërkohë që bëhet e ditur se në 2019 impianti do të nisi punën.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.