Konsumi u rrit me 1.5%/ Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra me rritjen më të madhe, në Tiranë dhe Durrës, familjet u “shtrënguan” më shumë

“Vjetari Rajonal 2021”, i publikuar nga Instituti i Statistikave, mes shumë të dhënave të tjera, i referohet dhe shpenzimeve për konsum mujor të familjeve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar ndryshimin vjetor të konsumit, sipas qarqeve, për të kuptuar se si ka ndikuar viti i pandemisë për këtë tregues. Të dhënat mbi ndryshimin e konsumit, nga viti 2019-të në vitin 2020, për Shqipërinë, tregojnë një rritje prej 1.5%. Nga një panoramë e përgjithshme, shifrat tregojnë po ashtu se në asnjë qark nuk është vënë re rënie e konsumit. Rritjen më të madhe të konsumit për vitin 2020 e regjistron qarku i Elbasanit, me 7%, ndjekur nga qarku i Dibrës, me 4.9% dhe qarku i Gjirokastrës, me 4.3%….(Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.