Kontratat koncesionare të rrugëve kalojnë në Kuvend! Ndryshimi: Hyrja në fuqi do të bëhet vetëm pas votës parlamentare
Kontratat koncesionare për ndërtimin e mirëmbajtjen e rrugëve nacionale do të hyjnë në fuqi vetëm pas miratimin me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë mënyrë, në procesin e koncesioneve roli i Kuvendit fuqizohet.
Vendimi i qeverisë që ka marrë fuqi ligjore pas publikimit në Fletoren Zyrtare amendon vendimin e vitit 2014 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.