Kontrollorët e Trafikut Ajror, në grevë – Balluku: Grusht shteti, greva është e jashtëligjshme. Të reagojë Meta!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka konsideruar si grusht shteti grevën e kontrollorëve të trafikut ajror, duke deklaruar se vendi po merret peng nga disa persona. Balluku ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta, për t’u shprehur publikisht mbi këtë çështje.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka konsideruar si grusht shteti grevën e kontrollorëve të trafikut ajror, duke deklaruar se vendi po merret peng nga disa persona. Në një konferencë për shtyp nga aeroporti i Rinasit, Balluku shpjegoi se ulja e pagave të këtyre punonjësve ka ardhur si pasojë e rënies së trafikut ajror për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërkohë që shteti nuk mund të kompensojë të ardhurat e munguara pasi, deri më tani nuk ka patur asnjë implikim financiar në këtë drejtim.
Balluku ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit Ilir Meta, për t’u shprehur pubikisht mbi këtë çështje.
Kontrollorët e trafikut ajror të Albcontrol kanë firmosur deklaratën e paaftësisë së përkohshme për shkak të stresit të vazhdueshëm, si pasojë e uljes së pagave të tyre prej datës 24 prill 2020. Kjo ka sjellë bllokimin e fluturimeve nga aeroporti “Nënë Tereza”, teksa Balluku tha se ka një plan për zgjidhjen e situatës, por nuk dha afate konkrete se kur do të zhbllokohen fluturimet. Gjithashtu, ministrja nuk përjashtoi përgjegjësinë penale për punonjësit, sipas parashikimeve të Kodit të Punës.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.