Koronavirusi/ 10 rregullat: Lani duart, kujdes kur tështini. Produktet kineze, pakot nga Kina dhe kafshët shtëpiake nuk janë të rrezikshme
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me 10 rregulla që duhen ndjekur për të parandaluar koronavirusin. Rregulli I parë dhe që përsëritet më shpesh është ai i larjes së duarve.
Po ashtu, këshillohet që të mos preken me duar sytë, hunda dhe goja dhe shmangia e kontaktit të afërt me personat e prekur nga infeksione akute respiratore.
Po ashtu,në listën e rregullave, ministria sqaron se produktet kineze ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme, ashtu sikurse edhe kafshët shtëpiake që nuk e përhapin koronavirusin e ri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.