“Kostot e formalizimit, 50% e pagës së fshehur” – Haxhi: Aksioni antiinformalitet i pjesshëm, nuk sjell efektin e pritshëm
Inciatiava e administratës tatimore për deklarimin real të pagave pritet të mos japë efektet e dëshiruara, për shkak se nuk është një strategji e kompeltuar antiinformalitet. Në një intervistë për SCAN, ish zëvendësministri i Financave, Elton Haxhi shprehet se nëndeklarimi i pagave duhet të jetë vetëm një indikator në luftën kundër informalitetit dhe duhet shoqëruar me masa të tjera për ta bërë këtë iniciativë efektive.
Sipas tij, kostot e formalizimit janë afro 50 për qind e pagës së fshehur për bizneset, çka do të thotë se tatimpaguesit nuk janë të gatshëm të vetëdeklarohen kaq lehtë dhe me këtë mekanizëm që po përdorët nga Ministria e Financave.
Administrata tatimore ka dërguar mbi 10.500 letra të personalizuara tek subjektet e dyshuara për nëndeklarim pagash, të cilave u ka lënë afat për vetëkorrigjim deri më datën 20 Janar. E ndërsa ky afat ka përfunduar, tashmë po analizohet reagimi që kanë pasur tatimpaguesit.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.