Kostot e katastrofave – Raporti i BB/OBSH, 1 në 6 shqiptarë shpenzojnë 10% të të ardhurave
Thuajse 17% e shqiptarëve shpenzojnë 10% të të ardhurave të tyre në rast katastrofash, thotë një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndër të tjera, raporti thotë se, një në 20 shqiptarë, shpenzon një të katërtën e të ardhurave në rast katastrofash, çka përkthehet në humbje kolosale për ekonomitë familjare.
Grafiku tregon se, Shqipëria është ndër vendet me performancën më të keqe në botë në këtë drejtim, duke kryesuar madje edhe listën e shteteve që përkeqësohen në këtë drejtim nga viti në vit.
Sa i përket vendeve të rajonit ndërkohë, asnjë prej fqinjëve tanë rajonalë nuk i afrohet normave që regjistron vendi ynë në këtë drejtim.
Ky raport vjen në një kohë që debati mbi fatkeqësitë natyrore ka prekur kulmin pas përmbytjeve më të fundit, që nxorën edhe njëherë në pah kostot mjaft të larta në raste fatkeqësish, sidomos kostot që bien drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.