Kredi për projektimin e 2 akseve rrugore – Fondet e Milot-Shkodër do përdoren për Elbasan-Qukës dhe “bypass”-in e Beratit
Kredia e marrë para disa vitesh për projektimin e zgjerimit të rrugës aktuale që shkon nga Miloti në Shkodër dhe lidhjes direkte të Vaqarrit me Kavajën do të përdoret për 2 projekte të tjerë rrugore. Në kuvend ka mbërritur marrëveshja ndryshuese, që parashikon transferimin e fondeve, me qëllim financimin e projektimit të aksit Elbasan – Qukës dhe të bypass-it të Beratit.
Kredia e marrë para disa vitesh për projektimin e zgjerimit të rrugës aktuale që shkon nga Miloti në Shkodër dhe lidhjes direkte të Vaqarrit me Kavajën do të përdoret për 2 projekte të tjerë rrugore. Në kuvend ka mbërritur marrveshja ndryshuese, që parashikon transferimin e fondeve, me qëllim financimin e projektimit të aksit Elbasan – Qukës dhe të bypass-it të Beratit. Marrëveshjka fillestare është ratifikuar në vitin 2016, ndërkohë që objektivi specifik i programit është t’i japë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë instrumente projektuese menjëherë të tenderueshme për fuqizimin e qarkullimit përgjatë drejtimeve veri – jug dhe lindje – perëndim, nëpërmjet lehtësimeve për veprat rrugore të sipërcituara.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin për ndryshin e marrëveshjes, marrja nga ana e qeverisë shqiptare e projekteve në shkallë “përfundimtare”, pra të tenderueshme, do të krijojë mundësinë për një ulje të ndjeshme të afateve për realizimin e veprave infrastrukturore të cilat pasi të jenë realizuar, do të japin mundësinë për uljen e kostove operative të transportit rrugor; uljen e kohës së përshkimit të tyre si dhe uljen e përqindjes së lartë të aksidenteve.
Në total kredia e ndihmës e parashikuar kap vlerën e 2.1 mln euro, 60% e së cilës është grant. Ndërkaq, vitin e kaluar Autortieti Rrugor Shqiptar hapi garën tenderuese për studim-projektim për zgjerimin e segmentit rrugor dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë ”, duke synuar hartimin e një proejkti të detajuar të një segmenti rrugor të kategrisë C2, me gjerësi 10.5 km dhe 2 bankina të paasfaltuara me nga 0.75 m. Aktualsiht, ky aks ka një gjerësi prej 8.1 m dhe 2 bankina të paaflatuara me nga 0.5-0.75 m në të dy anët.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.