Krijohet Shengeni i Ballkanit – Rama-Vuçiç-Zaev nënshkruajnë dokumentin themelor, lëvizje e lirë për dy vite

Mini-Shengeni i Ballkanit tashmë është një realitetit edhe në letër. Edi Rama, Zoran zaev dhe Alexandar Vuçiç, kanë nënshkruar në Novisad të Serbisë dokumentin që vendos gurët e themelit për eliminimin e barrierave mes këtyre tre shteteve në katër element kyç të lirisë së lëvizjes: mallrat, shërbimet, kapitalin dhe njerëzit. Nuk ka ende asnjë datë, por për disa vite, duket se nuk do të ketë më kufij fizik mes këtyre tre shteteve dhe njerëzit mund të lëvizin lirisht, vetëm me një kartë identiteti.
Sa i përket mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, përfitimet do të jenë edhe më të mëdha. Dhomat e tregtisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë përshëndetur këtë iniciativë, pasi bën bashkë rreth 350 mijë biznese, në një treg të vetëm. Qëllimi i tre vendeve është që shumë shpejt t`i bashkohen edhe 3 vendet e tjera të rajonit, gjë që do të jetë mjaft e vështirë duke pasur parasysh situatën në rajon, e sidomos atë mes Beogradit dhe Prishtinës. Në konferencën e përbashkët për media, presidenti serb deklaroi se palët synojnë që marrëveshja të hyjë në fuqi në fund të vitit të ardhshëm.
Takimi i radhës mes të treve për të diskutuar pikërisht këtë çështje do të zhvillohet më 10 nëntor. Sipas Vuçiç, kamionët e transportit në Ballkanin Perëndimor humbasin 26 milionë orë pritje nëpër pikat kufitare të rajonit. Ndër të tjera, Vuçiç shprehu edhe mbështetjen e tij të plotë sa i përket hapjes së negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo gjë nuk ndodh, nuk është për fajin e tyre, shtoi Vuçiç. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se rajoni ka nevojë për të ecur përpara dhe se nisma, e njohur ndryshe si “Shengen i vogël”, është e hapur për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
“Ky nuk është një takim që ka ndodhur papritur dhe unë dëshiroj t’ju sqaroj se nuk ka për qëllim ndonjë ekskluzivet, përkundrazi, është një hap që i ndërmarrë për të siguruar një proces gjithëpërfshirës dhe ju mund të lexoni në deklaratën se ne po flasim për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ”theksoi Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.