Krishtlindjet nisin me kapsolla! Policia sekuestron mbi 7000 copë, procedim penal pronarëve
Si çdo vit, në prag të festave “plasin” kapsollat! Policia e Shtetit ka sekuestruar më shumë se 7500 kapsolla në Bulqizë. Dy pronarët e dyqaneve në të cilat u gjetën kapsollat janë proceduar penalisht.
“Strukturat e Policisë vijojnë kontrollin e pandërprerë në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve” shkruan Policia në njoftimin e bërë.
Po ashtu, Policia fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 të Komisariatit Dixhital, në rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave apo fishekzjarreve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.