Kryeministri shqiptar në fjalën përmbyllëse të OSBE-së: “Çdo sulm mbi ne është sulm mbi NATO-n”
“Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Jam krenar që ky risk është marrë përsipër. Politika shqiptare e ka bërë këtë hap me bindje. Nga ana tjetër, ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi ne është sulm mbi NATO-n”.
Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama në fjalën përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.
Duke folur për rolin e Shqipërisë si drejtuese e OSBE-së, kryeministri shqiptar tha se vendi ynë do të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve të të gjitha vendeve.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri ketu. Në rivlerësimin e situatës mund të themi që sot filluam mjaft mirë , përcaktuam prioritetet tona, parimet për të dhënë rezultate sa më të mira. Ne nuk kërkojmë të rishpikim botën, por gjatë këtij viti ne do të garantojmë ndryshimin në terren, të zbatojmë angazhimet së bashku. Kjo është motoja jonë, kjo do të thotë që te jemi në përputhshmëri me parimet e OSBE-së.
Sigurisht ne duhet të adaptojmë instrumentet tona që pastaj moszbatimi i tyre të dëmtojë integritetin e OSBE-së.
Pika e tretë që të ndërtojmë stabilitet përmes dialogut. OSBE-ja, organizata më e madhe për sigurinë rajonale, dhe kjo varet nga besimi dhe forca e dialogut. Do të bëjmë ç’është e mundur që të kemi marrëveshje dhe të pranojmë të tilla” tha kryeministri shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.