Ku po orientohet prodhimi? – Financimi me grante, ullinjtë dhe arrorët “udhëheqin” aplikimet
Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar për grante përmes Skemave Kombëtare të financimi të bujqësisë gjatë këtij viti.
Ministria e Bujqësisë ka orientuar fermerët në 15 kultura prioritare, sa i përket mbjelljeve të reja, dhe nga numri i aplikimeve duket se interes të lartë ka pasur më së shumti për ullinjtë dhe arrorët. Vetëm për mbjelljet e reja të kulturës së ullirit janë regjistruar 482 aplikime.
Këtë javë shpallet lista paraprake e fituesve dhe më tej nis verifikimi i aplikantëve. Granti në total për këto aplikantët është parashikuar në vlerën e 1.8 miliardë lekëve.
Ndërkaq, sa i përket kategorive të tjera të mbështetjes për financimet e vogla, aplikime të larta ka pasur edhe për matrikullimin, në rreth 1621 aplikantë, për ujitjen me pika 990 aplikime, për bletarinë me 610 aplikime si dhe qumështin, ku janë regjistruar me 369 aplikime.
Aplikimet për mbjelljet e reja:
Ullinj 482 aplikime
Lajthi dhe shegë 193 aplikime
Bimë medicinale 191 aplikime
Vreshta 164 aplikime
Arra 140 aplikime
Mollë 83 aplikime
Luleshtrydhe 35 aplikime
Qershi 28 aplikime.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.