Ku vajti vjeshta?! – SHMU: Kthjellime, diell dhe reshje lokale kalimtare në të gjithë vendin
Shërbimi meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.
SHMU informon se për ditën e Martë parashikohet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike pasi moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash dhe në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.
Sipas informacionit për ditët e mbetura të javës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura por vranësirat do të jenë më të pakta dhe mot kryesisht i kthjellët për ditën e Enjte dhe atë të Premte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.