Kultivohet më pak kanabis – Gjatë 2018-ës në vendin tonë janë identifikuar vetëm 27 parcela
Shqipëria ka kultivuar më pak kanabis gjatë 2018-ës krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit të bërë publik gjatë eventit “Shqipëria pa Kanabis” ku rezulton se janë identifikuar vetëm 0.8 ha ose 27 parcela me bimë narkotike nga 2 ha në vitin 2017. Sipas raportit, gjatë vitit 2018 ka pasur 40% më shumë monitorime nga ajri.
Për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj ky është një rezultat inkurajues falë punës së policisë së shtetit dhe strukturave e përgjegjëse.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se parimi “ndiq paratë” është thelbësor për të ndërprerë aktivitet kriminale teksa garantoi mbështetjen e BE me fonde për këtë luftë.
Sipas raportit, sasia e kanabisit të sekuestruar në shtetin Italian që vinte nga Shqipëria gjatë vitit 2018 ishte 81% më i ulët sesa në vitin 2017.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.