Kursi i këmbimit, 22 Janar 2020 – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?! Paundi dhe Euro regjistrojnë luhatje të ndjeshme.

Këtë të mërkurë monedha europiane ka pësuar një rënie të vlerës duke u blerë me 121.7 lekë dhe shitur me 122.3 lekë në raport me ditën e djeshme.
Sipas tregut valutor vendas, Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje duke vazhduar edhe sot të blihet me 109.7 lekë dhe të shitet me 110.5 lekë.
Paundi britanik sipas kursit të këmbimit lokal, është forcuar ndjeshëm ditën e sotme duke fituar 0.5 pikë krahasuar me dje, pasi është blerë me 142.7 lekë dhe shitur me 143.5 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq për herë të parë pas shumë kohësh ka pësuar rënie duke u blerë këtë të mërkurë me 112.5 lekë dhe shitur me 113.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.