Kursi i këmbimit/ Dobësohen Euro dhe Dollari amerikan ndërsa Paundi forcohet ndjeshëm

Monedha europiane këtë të martë ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar një zbritje jo sh të konsiderueshme të kuotës duke u blerë ditën e sotme me 103.9 lekë dhe duke u shitur me 104.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Paundi britanik përkundrazi ka fituar 0.5 pikë nga dita e hënë duke u blerë këtë të martë me 138 lekë dhe duke u shitur me 139.4 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.