Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Franga ndërsa Dollari rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të enjte krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rënie të vlerës krahasuar me ditën e mërkurë teksa blihet sot me 144.4 lekë dhe shitet me 145.4 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor monedha europiane nuk ka pasur luhatje të vlerës teksa vijon edhe sot të blihet me 121.1 lekë dhe të shitet me 121.8 lekë njësoj sikur dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.