Kursi i këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi britanik fiton pikë

Kjo e martë nuk ka regjistruar ndonjë lëvizje të vlerës për monedhën europiane e cila vazhdon edhe sot të blihet njësoj si dje me 123.3 lekë dhe të shitet me 123.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie prej 0.4 pikë nga dita e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Paundi britanik ka shënuar një rritje me 0.2 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 142.2 lekë dhe duke u shitur me 142.9 lekë.
Franga zvicerane vijon të dobësohet sërish edhe këtë të martë duke humbur edhe 0.3 pikë të tjera nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 112.6 lekë dhe është shitur me 113.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.