Kursi i këmbimit/ Dobësohet ndjeshëm Euro ndërsa Paundi britanik fiton pikë

Euro vazhdon edhe këtë të martë të humbasë pikë duke u blerë me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.6 lekë krahasuar me ditën e hënë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka ndryshuar kurbën e lëvizjes në raport me dje duke fituar 0.6 pikë teksa është blerë këtë mëngjes me 134.4 lekë dhe është shitur me 135.7 lekë.
Dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë sërish ditën e sotme duke u blerë me 100.7 lekë dhe duke u shitur me 101.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane ka regjistruar zbritje të vlerës gjithashtu ditën e sotme duke u blerë me 113.1 lekë dhe duke u shitur me 114.1 lekë, referuar tregut valutor të brendshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.